Harrojini gërshetat e gjata, Einxhel shfaqet me pamje të re në spektaklin e sotëm

Einxhel Shkira dalloi që në fillimin me pamjen e saj të kuruar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndërsa dallohej stili i veçantë i flokëve, me gërsheta.

Ajo vendosi të bëjë një ndryshim, duke prerë flokët e shkurtër dhe me baluke. E kuruar dhe tërë stil, moderatorja tërheq vëmendjen me pamjen, po aq sa dhe me energjinë që ka shfaqur në shtëpi. Ajo është ndër konkurrentët që është përfshirë më shumë në debatet me banorët e tjerë.