Një 29-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua me armë në mes të një konflikti në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.
Jurgen Duka (Meziri), është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar, i cili e ka qëlluar.
29-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës, pasi nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ku ka marrë në pyetje shokun e viktimës dhe persona të tjerë në vendngjarje, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e konfliktit të ndodhur mes tyre.