Selia e PD me ‘2 parti’/ Basha: Berisha, burracak ish komunist, riktheu sot ‘fantazmat’ e vitit 1997! Mesazhi im për të, Ramën dhe Ilir Metë

Në Selinë e Partisë Demokratike situata vijon të jetë një kakofoni e plotë. Pas 2 orësh komunikim me mediat të Sali Berishës, tashmë ka dalë kreu i PD-së Lulzim Basha.

Nuk ramë në këto provokim të trashë pasi për ne e para është Shqipëria. Kjo që ka parë çdo shqiptar sot është pamja e një humbësi që mundohet të shfaqet si fitimtar. Ai ka treguar që humbja e tij është pa kthim, është rruga që ai ka zgjedhur. Sali Berisha ka treguar sot se është një burracak që si një ish-komunist i vjetër kërkon të thërrmojë gjithçka, edhe fëmijën e tij”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar se edhe ‘dy brinjët e tjera të Trekëndsisht të Bemudës’, duke ju referuar Ilir Metës dhe Edi Ramës do të shpallen non grata nga SHBA-të.

Me Sali Berishën po konkurrojnë dy brinjët e tjera të trekëndëshit Bermudës. Shumë shpejt me sa di unë edhe të tjerët do të shpallen non grata. Mesa shpresoj unë, se mesa di është fjalë e madhe. Këta të tre mbajnë njëri-tjetrin. Konkurrencën e kanë me njëri tjetrin, ja ka kaluar Sali Berisha. Përveçse rrëzimit të këtij trekëndëshi, nuk ka intereson më gjë tjetër. Jam i sigurt që është fillimi dhe vetëm fillimi”, tha Basha.

Lulzim Basha është përgjigjur me ironi ndaj akuzave të grupit të Rithemelimit se brena selisë kishte njerëz të armatosur.

Po ka njerëz me armë. Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa ishin të armatosur më mitraloz. Flutura Açka kishte marrë me vete vetë një pistoletë me silenciator”, tha Basha.

Burimi: Shqiptarja.com