Bora Zemani moderoi sot “Për’puthen”, pasi kaloi disa ditë në spital.
Bora si rrallë herë prezantoi programin ulur, ndërsa tha se pas ndërhyrjes kirurgjikale, tani ndihet më mirë.
Ndryshe nga herët e tjera ku shfaqet gjithë energji, moderatorja ka prezantuar programin e dashurisë e ulur në karrige, teksa tregon se i është nënshtruar një operacioni dhe tashmë e keqja ka kaluar.
“Edhe unë u preka nga këta sëmundjet që në fakt ndodhin shpesh herë me gjithë të tjerët, mu desh të bëja një ndërhyrje kirurgjikale dhe shpresojmë që e keqja ka kaluar, edhe sot jemi të gjithë bashkë për të përjetuar emocione të bukura”, u shpreh moderatorja.
Emisioni i kësaj të hëne u nis me emocione, teksa Bruno dhe të gjithë konkurrentët e tjerë kanë surprizuar moderatoren me një buqetë me trëndafila dhe një tortë për djalin e saj Arborin, që kishte ditëlindjen një ditë më parë.