Olti Curri komenton Donaldin: As Bora, as Beatrix…

 Takimi i Romeos dhe Donaldit gjatë spektaklit të së martës i emocionoi të gjithë, ndërsa u komentua se Romeo i ka dhënë informacione Donaldit kur e përqafoi në fund. 

Përmes disa videove në Instastory Olti Curii shprehet se nga burime të brendshme ka mësuar se Romeo ka tentuar t’i japë Donaldit një unazë por nuk është lejuar nga produksioni.

Olti thotë se unaza nuk ka qenë nga Bora dhe ngre dyshime se në jetën e Donaldit mund të jetë një vajzë e tretë veç Borës dhe Beatrix.

Nga burimet e mia të brendshme dhe shumë sekrete kam mësuar që natën që Romeo do të hynte në “Big Brother” ka dashur t’i japë Donaldit një unazë. Por nuk ka mund t’ia japë dot sepse produksioni ka qenë shumë i rreptë në kontrollin që ka bërë. Kjo unazë, ju mendoni ka ardhur nga Bora, por jo nuk ka ardhur nga Bora. Kështu që në këtë histori kam gjithë dyshimet e mia se është edhe një vajzë e tretë!”, tha ai.