Përmbytjet në Vlorë e Fier, evakuuohen 30 familje

Ura e Mifolit ku ka qenë situata më kritike gjatë ditës së sotme.

Është një fryrje e ujrave të lumit të Vjosës i cili ka shkaktuar përmbytje në disa qindra hektarë në zonën e Fierit dhe të Vlorës.

Rreth 30 familje janë evakuar për të shmangur çdo lloj dëmi, duke shmangur bilance dramatike.

Niveli i lumit tek ura e Mifolit ka rënë 50 cm, ndërsa reshjet kanë pushuar.

Uji po tërhiqet hidrovorët janë të gjithë në punë dhe emergjencat janë në gadishmëri pavarsisht parashikimeve të motit.

Një pjesë e emergjencave të tjera janë pozicionuar në veri pasi ka pasur reshje dëbore dhe kjo ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në disa fshatra.

Nuk ka asnjë rrugë nacionale të bllokuar.