“Loja me dy vajza nuk është e bukur”! Çfarë nënkupton Bora Zemani me komentin që bëri në “Për’puthen”

Erioni pati një përballje të fortë me Mikelën dhe Ritvanën në spektaklin e sotëm në “Për’puthen Prime”.

Ritvana erdhi në studio për të lajmëruar largimin e saj, ndërsa nënkuptoi se gjatë qëndrimit të saj ka pasur afrimitet me Erionin. Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Mikelës, që tha se “nga mënyra si po flet Ritvana, ju jo vetëm jeni puthur, por keni shkuar më tej”.

Erioni kundërshtoi arsyetimin e Mikelës dhe tha se Ritvana, foli në atë mënyrë vetëm për të marrë vëmendjen.

Pas përballjes së dy konkurrentëve, moderatorja nuk nguroi të jepte mendimin e saj.

Erion, unë shpresoj shumë që ti të jesh i sinqertë në këto që thua. Të paktën si femër e shpresoj shumë këtë, sepse loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe unë them që djali do dalë gjithmonë i humburi në fund“, u shpreh Bora, që përtej programit, duket një mesazh për Donaldin, i cili tashmë në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka nisur një romancë me Beatrix Ramosaj.