Disa foto, ku aktori Julian Deda, i ulur pas ish-kryeministrit Sali Berisha, në Kuvendin Kombëtar të PD-së, duket se “i ka ngulur” sytë celularit të Berishës, u bënë virale në rrjetet sociale.
Komentuesit qeshën me fakti se si aktori po shikonte me aq vëmendje celularin e ish-liderit demokrat. Sot, Juli bëri një postim, ku shkruan se në kuvend mori pjesë se e thirrën demokratë, ndërsa me humor thotë se fotoja që ka postuar, ishte para se Berisha të nxirrte celularin.
“Dje isha në Kuvend, sepse më thirrën pesë mijë demokratë.
Sot nuk shkova në mbledhjen e Këshillit, sepse ai që na thirri është thjesht një deputet dhe sipas statutit, një deputet i vetëm, maksimumi thërret ndonjë shok për kafe…!
P.s. Kjo foto u shkrep, para se Doktori të nxirrte celularin nga xhepi…! “