Bora Zemani përfundon në spital/ Çfarë ka moderatorja?

Moderatorja Bora Zemani ka përfunduar në spital.

Këtë e ka treguar mikesha e saj e ngushtë, Semi Jaupaj.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, ajo ka lajmëruar ndjekësit se ndodhet në dhomën e spitalit ku qëndron Bora Zemani.

Pranë saj sigurisht kanë shkuar dy mikeshat e ngushta, Semi dhe Aulona.

“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, shkruan Semi pa sqaruar asgjë më tepër.

Në fakt, ende nuk e dimë ç’ka ndodhur me Borën por shpresojmë të jetë diçka e lehtë e të kalojë sa më shpejt!

Rikujtojmë se në “Për’puthen Prime”, ajo komentoi situatën e Erionit me dy vajzat, Mikelën dhe Ritvanën, duke dhënë një mesazh edhe për situatën e saj me Donaldin dhe Beatrix Ramosajn.

“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do të dalë i humbur në fund dhe nuk do të ketë asnjërën”, iu drejtua ajo Erionit, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut.