Reshjet e dendura të shiut, që kanë vijuar gjatë natës në disa qytete, ka shkaktuar probleme në vend.
Lumi i Vlorës ka rritur prurjet, duke krijuar probleme në fshatrat përreth.
Ura në fshatin Mesaplik është shkatërruar, duke lënë rreth 300 banorë të izoluar.
Ndërkohë edhe në fshatin Llakatund lumi Shushica ka dalë nga shtrati duke përmbytur tokat bujqësore përreth.
Edhe lumi Vjosa ka rritur nivelin e tij dhe nëse reshjet e shiut vazhdojnë gjatë ditës, mund të rrezikojë daljen nga shtrati.