Kuvendi i thirrur nga Berisha, delegatët votojnë për shkarkimin e Bashës

4.935 delegatë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike po votojnë në stadiumin “Air Albania”, për shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me arsyetimin se ka thyer statutin duke dëmtuar rëndë interesat e PD-së.

Kuvendi ka filluar votimin e fshehtë për shkarkimin e Bashës dhe me 18 dhjetor do të mbahet referendumi për të konfirmuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.

Delegatët do të votojnë edhe për shkarkimin e katër nënkryetarëve.

Me datë 22 mars, Kuvendi Kombëtar i PD-së, do të mblidhet përsëri për të zgjedhur strukturat e reja të PD-së. Deri në ditën e zgjedhjeve, drejtimin e partisë e mer një komision i përkohshëm i përbërë nga 29 anëtarë.