309 të infektuar në 24 orët e fundit/ Dy të vdekur nga COVID

309 qytetarë janë prekur me COVID gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa kanë humbur jetën dy të infektuar.

Nga 2,706 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 309 qytetarë.

146 janë në Tiranë, 31 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Skrapar, Elbasan, 7 në Durrës, Kavajë, 6 në Mallakastër, Korçë, 5 në Kamëz, Delvinë, Gjirokastër, 4 në Kurbin, Krujë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Belsh, Gramsh, 3 në Tropojë, Selenicë, Memaliaj, Devoll, 2 në Shkodër, Lezhë, Mirditë, Dibër, Lushnje, Himarë, Këlcyrë, Berat, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Shijak, Vorë, Mat, Rroskovec, Sarandë, Poliçan, Cërrik, Librazhd.

Janë 5,554 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 386 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,838 që nga fillimi i epidemisë.

Personat që kanë ndërruar jetë janë një qytetare nga Tirana 47 vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 79 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Statistika (11 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          309

Të shëruar në 24 orë       386

Të shtruar në spitale       145

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 2,706

Testime totale              1,419,120

Raste pozitive                203,524

Raste të shëruara          194,838

Raste Aktive                      5,554

Humbje jete                      3,132

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,718

Fier                 623

Gjirokastër     567

Shkodër          379

Durrës             313

Berat               225

Elbasan           242

Vlorë                182

Lezhë               121

Korçë               89

Kukës               48

Dibër                47