Pak orë para Kuvendit Kombëtar, të thirrur nga ish-lideri Sali Berisha, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediet, ku thekson se “kuvendi i vërtetë i partisë është ai i 18 dhjetorit”.
Sipas Bardhit, 69% e delegatëve të Kuvendit Kombëtar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 18 Dhjetor. Konkretisht, sipas tij, janë 352 anëtarë nga Dibra, 326 nga Korça, 287 nga Berati, 258 nga Lezha, 389 nga Shkodra, 205 nga Gjirokastra, 342 nga Vlora, 508 nga Fieri, 308 nga Durrësi, 544 nga Elbasani, 1326 nga Tirana dhe 112 nga Kukësi. Nga anëtarësia e Këshillit Kombëtar kanë firmosur 302 delegatë.
Bardhi refuzon ta quajë kuvend atë të nesërmin, të thirrur nga Berisha. Ai e sheh thjesht is miting, ndërsa shton se shumica e anëtarëve të kuvendit, janë zyrtarë të përgjegjshëm të partisë. “Në çdo fushatë zgjedhore, kanë qenë aty për të mbrojtur votat e demokratëve. Mes hallit personal të Berishës dhe halleve të shtuara nga keqqeverisja kanë zgjedhur të jenë në krah të demokratëve të thjeshtë”.
Më tej, thotë se 1146 antëtarë të kuvendit kombëtar e kanë refuzuar pjesëmarrjen. “Janë në proces njoftimi, një pjesë prej tyre raportohet se janë në emigrim. Ka një papërgjegjshëmri nga një numër i vogël i kryetarëve të degëve”, thotë sekretari i përgjitshëm i PD-së.