Ish kryeministri Sali Berisha pak orë para mbajtjes së Kuvendit të 11 dhjetorit u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve që të marrin pjesë.
Kuvendi do të zhvillohet në ambientet e Stadiumit “Air Albania” dhe do të nisë në orën 10:00.
Demokratët do të mblidhen nesër në Kuvendin e konsideruar si kuvendi i rithemelimit të Partisë Demokratike.
Berisha fton të gjithë demokratët t’i bashkohen në Kuvend, ku delegatët do të kenë zonën e tyre të ndarë, por pjesa tjetër e stadiumit ‘Air Albania’ do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike që dëshirojnë të bëhen pjesë.
“Ejani te festojmë se bashku Ditëlindjen e Partisë Demokratike dhe te nisim rrugëtimin tone drejt Fitores!”, shkruan ish kryetari i PD-së në rrjete sociale.