Një vit nga vrasja e Klodian Rashës/ Babai: Shteti të gjejë personin që i vendosi armën

Sot shënohet një vit nga vrasja e i të riutt Klodian Rasha nga oficeri Nevaldo Hajdaraj në afërsi të banesës së tij.

Klodiani ishte parë në rrugë nga oficeri Nevaldo Hajdaraj, kohë kur kishte hyrë në zbatim ora policore dhe menjëherë ky i fundit u nis për ta ndjekur.

Ndërsa Klodiani zgjodhi që të vraponte dhe të mos i bindej oficerit që të ndalonte.

Më pas, oficeri e qëlloi me armën e shërbimit pas shpine duke i marrë jetën 25-vjeçarit.

Sot kur ka kaluar një vit nga vrasja e Klodian Rashës, babai i tij ka kërkuar nga shteti zbardhjen e ngjarjes dhe të gjejë personin që ka vendosur armën pranë të birit që sipas tij ka pasur qëllim “që fëmija të bëhej edhe kriminel”.

Në fjalën e tij para mediave, babai i Klodian Rashës paralajmëroi se nëse shteti nuk e vendos drejtësinë në vend, ai do ta bëjë vetë.

Shteti, jemi banorë të këtij shteti, e ka detyrim e për detyrë atë që ndoshta s’e ka bërë deri tani ta bëjë, ajo është më esencialja që unë kërkoj, zbardhjen e inkriminimit që persona të caktuar apo segmente të caktuar u munduan që fëmijën ta përbaltin ta inkriminojnë e të arrijnë deri aty sa të vendosin dhe armën aty në fund që fëmija të bëhet edhe kriminel.

Sot është momenti të ia kërkoj shtetit që përbaltjen e djalit inkriminimin e atë vendosjen e armës aty bën mirë që shteti ta gjejë e ta cojë sa unë s’kam vendosur akoma për ta gjetur vetë.
Lus Zotin që tragjedi e plagë të tilla mos përjetojnë asnjë person”, tha babai i viktimës.