Gjykata e Apelit Vlorë ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për Gazmend Mustan, i cili vrau gruan dhe kunatën tre vite më parë.
Vendimi për burgosjen e tij përjetë ishte dhënë nga Gjykata e Fierit dhe sot është lënë në fuqi nga Apeli i Vlorës.
Shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një konflikt mes çiftit pas një dreke familjare.
Gentjana Çaushaj, bashkëshortja e tij e ndjerë, i ka kërkuar bashkëshortit të shkojë te prindërit dhe ai nuk e ka lejuar.
Motra e Gentianës, Merisa ka hyrë për të ndarë bashkëshortët, por është qëlluar me thikë nga 34-vjeçari, i cili më pas ka qëlluar edhe bashkëshorten, duke i lënë të dyja pa jetë.
Ngjarja ka ndodhur në datën rreth orës 17:30, në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh.
34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festa. Çifti kishte dy fëmijë të mitur, 7 dhe 3 vjeç.
Sipas banorëve, në çastin kur ndodhi vrasja e dyfishtë, dy fëmijët e mitur kanë qenë në shtëpi.