Test droge për policët/ 15 efektivë në Vlorë rezultojnë pozitiv

VLORË- Vijojnë testimet për efektivët e policisë së Shtetit nëse janë apo jo përdorues të lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve të siguruara nga Panorama bëhet me dije se deri më tani 15 efektivë dyshohet se kanë dalë pozitiv në testin e drogës që është bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës. Konfirmohet se efektivët kanë rezultuar konsumues të lëndëve narkotike nga analizat që janë bërë gjaë testit të drogës.

Disa prej tyre e kanë kundërshtuar këtë test pasi kanë deklaruar se nuk kanë përdorur asnjëherë substanca narkotike, por dyshojnë se ndoshta përdorimi i ilaçeve shëndetësore, mund të ketë ndikuar në daljen pozitiv. Efektivët kundërshtojnë testin duke e quajtur të pasaktë rezultatin.

Deri më tani sipas raportimeve të bëra në rrjet kanë rezultuar si përdorues të në Policinë e Shkodrës (11 efektivë), Tiranës (25 efektivë) dhe Elbasanit (2 efektive femra), ndërkohë që rezultatet e testeve në qytetet e tjera nuk kanë dalë ende.

Burimi/Gazeta Shqip