Ish konkurrenti i ‘Përputhen’, Atdhe Xheravina i ftuar në ‘Fan Club’, ku ka folur për ‘trekëndëshin’ më të famshëm të momentit, Bora-Donald-Beatrix.
Atdheu habiti me deklaratën e tij teksa tha se Donaldi është ende i dashuruar me Borën dhe nëse do të dalë sa më shpejt jashtë shtëpisë së ‘Big Brother Vip’, do të ketë një rikthim me moderatorën Bora Zemani.
Përsa i përket Beatrixës, Atdheu thotë se është një viktimë në të gjithë këtë histori dashurie.
“Donaldi është i pavendosur, kjo që ka krijuar brenda mendoj se nuk është e vërtetë por për syrin e publikut. Të isha unë si Donaldi e kisha lënë shtëpinë, e kisha lënë edhe çmimin prej 100 mijë euro. Duket ku anon Donaldi dhe duket kë do. Edhe s’ka lekë që paguan dashurinë, se Big Brother do përfundojë. Është ende i dashuruar me Borën, të heqë dorë nga 100 mijë euro se s’ja vlen as lekët as spektakli, të humbi një person jashtë. Është keq kur gjen ngushëllim tek dikush tjetër sepse lëndon personin tjetër, në këtë rast Beatrix është viktima. Donaldi pas i të dalë jashtë duhet me e çu në Kish të Laçit të shkretin! Prandaj thash unë që duhet të dalë jashtë, sa është më herët. Po do ketë një rikthim nëse do të dalë jashtë shtëpisë dhe të lërë të gjitha për Borën”, tha Atdheu.
Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë mes tyre në shtëpinë e Big Brother Vip, ndërsa kjo histori i ka ndarë fansat në dy fronte.