Një shtetas shqiptar, i dënuar në burgjet greke i ka dhënë fund jetës.
Ai po transferohej nga spitali i Amfisës për në burgun e Malandrinos brenda një furgoni të burgut, si kafaz, raportojnë mediet greke.
Mësohet se 38-vjeçari është varur me lidhëse këpucësh nga dritarja. Më herët, ai u dërgua në spital nga gardianët e jashtëm të burgut, për shkak të problemeve shëndetësore. Policia po heton rrethanat në të cilat i burgosuri i ka dhënë fund jetës.
Burgu i Malandrinos në Greqi është bërë shpesh lajm për media në Shqipëri pasi aty vuajnë dënimin shumë shqiptarë. Kjo nuk është hera e parë që një shqiptar vret veten në ambientet e këtij burgu. Një 49-vjeçar që ishte dënuar me burgim të përjetshëm vari veten.