Tiranë/ 42-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit

Një 42-vjeçare ka ndërmarrë një akt vetëvrarës këtë mëngjes në kryeqytet.

Policia njofton se shtetasja me iniciale është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon. Ajo është dërguar me urgjencë në spital, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.