Lagështia në rrugë i merr jetën 55-vjeçarit/ Zetori që drejtonte bie në kanal, plagoset vajza e tij

Një 55-vjeçar ka humbur jetën këtë të diel në Fier, kur po udhëtonte me zetor në tokat bujqësore dhe për shkak të lagështirës ka rënë në kanal.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40.
“Shtetasi B. H., banues në fshatin Hamil, duke drejtuar mjetin tip zetor në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal”, njofton policia.

55-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa e plagosur ka mbetur vajza e tij 10 vjeçe, e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.