Princi William ka zbuluar për mediat e huaja këngën e preferuar, që tha se e ka dëgjuar mbi 1 milionë herë.
Ai tha se fiton energji duke dëgjuar AC/DC, ‘Thunderstruck’. Në një intervistë për “Time to Walk”, ai shtoi se e gjithë familja dëgjon ‘Waka Waka’ nga Shakira.
“Nuk ka asgjë më të mirë se ne mëngjesin e të hënës, kur jeni paska të lodhur pas fundjavës dhe përpiqeni t’i riktheheni realitetit, duke dëgjuar AC/DC, ‘Thunderstruck’. Më duhet të them se e kam dëgjuar një milion herë. Kjo këngë të zgjon nga gjumi, të jep humor të mirë dhe ndihesh sikur mund të marrësh gjithçka çka do”, tha Princi William.
“Shumicën e mëngjeseve ka ‘luftë’ mes Charlotte dhe George se cila këngë duhet të vendoset në mëngjes. E preferuara e gjithë familjes është ‘Waka Waka’, nga Shakira”.