6 gola për 35 minuta lojë, rekordi historik i Frieburgut

Borusia e Monchengladbachut pësoi një humbje turpëruese në shtëpi 0-6 nga Freiburgut.

Skuadra e Hutter u ndëshkua 6 herë në vetëm 35 minuta lojë, teksa shënuan gjashtë lojtarë të ndryshëm: Eggestein, Schade, Lienhart, Hofler, Holer dhe në fund Schlotterbeck. Ironia e fatit qëndron tek rekordi i vendosur nga Freiburg, që arriti të barazonte pikërisht Borussia e Monchengladbachut, që është skuadra e vetme në kampiontin gjerman që kishte arritur të shënonte 6 gola në një fraksion loje, pikërisht në 29 prill 1987 ndaj Dortmundit, duke fituar thellë 12-0. Por Frieburgu golat i ka shënuar në transfertë.
Në pjesën e dytë, ritmi i lojës ra, me Freiburgun që u tregua i mëshirshëm, duke mos shënuar gola të tjerë. Me këtë sukses Freiburgu shkon në kuotën e 25 pikëve, në vendin e katërt, ndërsa Gladbachu mbetet me 18 pikë.