Një sërfist simpatik dhe një këngëtare e madhe, dy banorë të rinj hyjnë në shtëpinë e “BBV”

Dy personazhe VIP i janë bashkuar sonte shtëpisë së “Big Brother”.

I pari erdhi si një surprizë për vajzat e shtëpisë. Ai është sërfisti Klaudio Nika dhe jeton në Itali.

Ai tregon se pasioni i tij më i madh është gatimi. Klaudio tregon se kjo eksperiencë është një mundësi e mirë për t’u lidhur me shtetin e origjinës së tij, Shqipërinë.

Pamja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re, duke sjellë si rezultat edhe një ”luftë” mes vajzash për vëmendjen e tij

Pas Klaudios, shtëpia u gjallërua me ardhjen e Big Mamas, që me siguri do të trazojë ujërat aty brenda.