“Ndihem në faj”/ Donaldi flet për situatën me Beatrix dhe Borën

Marrëdhënia që ka nisur mes Donaldit dhe Beatrix është tema më e nxehtë aktualisht në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por dhe në publikun që e ndjek.

Aktori ka pasur disa herë deklarata kontradiktore në shtëpi. Ai rrëfeu për historinë e bukur që ka pasur me Bora Zemanin, i rrëmbeu asaj një puthje në buzë kur hyri në shtëpi dhe i dhuroi një verëse në ditën e përvjetorit.
Me hyrjen e Beatrix gjërat ndryshuan, ai shprehu pëlqimin për të dhe më tej nisi afrimiteti dhe puthjet në buzë.
I pyetur nga moderatorja Arbana Osmani dhe në diskutim me opinionistët, aktori tha se ndihet realisht në faj.
“E kam shumë qejf Triksën”, tha ai më tej.