Modelja shqiptare, Angela Martini është bërë për herë të parë nënë e një bebushi.
Para pak minutash, Martini postoi foton e vogëlushit të porsalindur duke i çuditur të gjithë.
Ajo zgjodhi të bëhen prindër përmes një nëne surrogato e cila pranoi të mbante për 9 muaj vogëlushin e Angela-s dhe partnerit të saj, Dragos Savulescu.
“Djali ynë, Kyre Martini Savulescu- zgjerimi i dashurisë sonë ka lindur dje në 2 dhjetor në Dallas, Texas. Jemi kaq të lumtur të kemi një fëmijë tonin me ndihmën e një nëne surrogato dhe gjestin e saj të papërshkrueshëm. Do të jemi gjithnjë mirënjohës për atë qënie njerëzore që u kujdes për djalin tonë. Zemrat tona janë plot dashuri dhe lumturi. Mirë se erdhe në këtë botë, Kyree”, shkruan modelja në përshkrimin e fotos ku duket vogëlushi i porsalindur.
Kujtojmë se bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu u kërkua nga autoritetet e vendit të tij gjatë kohës që pushonte në Mykonos, duke u arrestuar nga autoritetet e ishullit dhe u lirua më vonë.
Martini i ka hedhur poshtë akuzat ndaj të shoqit duke i quajtur të padrejta.