Abuzoi me të miturën dhe e kërcënoi të mos tregonte, në pranga 47-vjeçari

Një tjetër rast abuzimi seksual me të mitur ka tronditur vendin.

47-vjeçari Urim Cenuka (Hoxha), banues në Mat u arrestua nga policia pasi dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Abuzimi me 12-vjeçaren dyshohet se ka ndodhur javë më parë dhe ai e ka kërcënuar për të mos treguar.

Por e mitura së bashku me familjarët e kanë kallëzuar në Komisariat dhe tani materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.