Takimi i Këshillit Ministror të OSBE-së/ Xhaçka në Stokholm

Stokholmi i Suedisë ka pritur sot ministrat e jashtëm të OSBE-së, për Takimin e 28-të të Këshillit Ministror të OSBE-së.

Ministrja Olta Xhaçka, në cilësinë e anëtares së trojkës së kryesive të OSBE,  do të drejtojë sesionin e pasdites, ku marrin pjesë drejtues të delegacioneve nga 57 shteteve pjesëmarrëse.

Mirëmëngjes nga Stokholmi, ku ministrat e jashtëm të OSBE-së mirëpriten nga homologia suedeze AnnLinde, në takimin e Këshillit Ministror të organizatës.

Shqipëria mbështet rolin e grave në forcimin e paqes dhe sigurisë duke kontribuar në parandalimin, zgjidhjen e konflikteve si dhe në përpjekjet për ndërtimin e paqes”, ka shkruar Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.