Ndeshje bamirësie me djalin e Ronaldos, Ronaldinho tregon se nuk e ka humbur klasin

Ndoshta vitet kanë kaluar dhe kilogramët bëjnë të tyren, megjithatë klasi i Ronaldinho nuk mund të zhduket kaq lehtësisht.

Së fundmi, legjenda braziliane ka qenë pjesë e një miqësoreje bamirësie në Brazil, teksa pjesë e saj ishte edhe djali i një tjetër legjende, Ronaldo fenomenit.

Në këtë sfidë ku e ndau fushën me disa artistë, Ronaldinho shënoi një tregolësh dhe dhuroi në spektakël në fushë. Sakaq, 41-vjeçari nuk ngurroi të shpërndante në rrjetet sociale edhe disa imazhe nga ndeshja duke theksuar se ende mund të luajë dhe të argëtohet në fushë.