Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish në protestë, duke u mbledhur para uzinës, teksa përsërisin kërkesat për të marrë 13 pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në rafineri.
Forca të shumta policie janë vendosur para uzinës, që të mos lejojnë afrimin e naftëtarëve dhe futjen e tyre në ambientet e brendshme.
9 prej naftëtarëve u shoqëruan një ditë më parë në komisariatin e Fierit ku u mbajtën për 5 orë, ndërsa u liruan pas marrjes në pyetje.
Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Prej ditësh naftëtarët kanë denoncuar se kanë informacione se uzina do të shitet për skrap duke theksuar se nuk do ta lejojnë këtë.