Katër shqiptarë, pjesë e një grupi kriminal prej 16 personash që trafikonin drogë, kanë rënë në pranga sot në Itali.
Grupi i trafikantëve përbëhej nga italianë, maltezë dhe shqiptarë, ku në pranga janë vënë 15 prej tyre dhe njëri po hetohet në gjendje të lirë.
Ata siguronin kanabisin nga Shqipëria për ta shitur më pas në Siçili, Lombardi e Maltë.
Po ashtu grupi trafikonte edhe kokainë, ndërsa iu sekuestrua në total rreth 430 kg drogë.
Personat e arrestuar janë Fatjon Cuca, Emiljano Hoxhaj, Eriseld Hoxhaji, Ledi Hoxhaji, Alessandro Agostino, Giuseppe Agostino, Salvatore Agostino, Mik Rruzare, Lucia Armeni dhe Antonio Bevilacqua.