Ish-kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e radhës në Tropojë u shpreh i sigurt se Kuvendi Kombëtar do të mbahet në 11 dhjetor.
Ai akuzoi sërish kreun demokrat Lulzim Basha për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, Basha me një grup zyrtarësh po përpiqet që të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorësh dhe zëvendësministrash në kabinetin e Ramës.
“Në 8 vite peng kryetari, një kampion humbjesh dhe dështimesh me qëndrimet e tij defaktorizoi PD. E çoi atë pa alternativë të jetë apo të mos jetë.
2 ditët e fundit me një grup vasalësh po përpiqet që të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorësh dhe zëvendësministrash në kabinetin e Ramës. Ky është akti i fundit i turpit, por ju themi futuni në qeveri si tradhtarë po do ju përmbysim në një kohë sa më të shkurtër.
Ne jemi në prag të një ngjarje historike, të pashembullt ë historinë e një vendi, të rithemelimit të PD me firmat e anëtarëve të saj sepse udhëheqja është marrë peng, peng i shumëfishtë. Rithemelimi i pluralizmit se pa PD të fortë nuk ka rithemelim”, tha Berisha.