Shqipëria ‘vesh’ mantelin e bardhë/ Zbardhen disa fshatra malorë, temperatura të ulëta e reshje dëbore

Reshjet e para të dëborës për vitin 2021 kanë filluar në vendin tonë, ndërsa disa prej vendeve janë zbardhur.

Disa prej vendeve që janë përfshirë nga dëbora janë Thethi, Peshkopia, Llogaraja, Korça, Dardha.

Ndërsa disa fshatra malorë në Kukës, Dibër dhe Korçë janë bllokuar nga dëbora.

Akset kryesore rrugore janë të lira dhe pa problematika, pasi borëpastrueset kanë punuar gjatë gjithë kohës.

Edhe me reshjet e shiut në vend sot kanë një intensitet më të ulët, duke mos shkaktuar probleme të mëdha, ndërsa në disa fshatra në të gjithë vendin ka mungesë të energjisë elektrike.

ARRSH bën të ditur se kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës me mjete borëpastruese dhe punëtorë për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe kanë larguar materialet inerte në disa segmente.

Akset rrugore nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore në zonat malore.