Katër humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit/ 195 qytetarë të infektuar

Katër të prekur me COVID kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Nga 1400 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë.

109 janë në Tiranë, 9 në Gjirokastër, 8 në Durrës, nga 6 qytetarë në Fier, Divjakë, Sarandë, Berat, nga 5 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Lezhë, Lushnje, nga 3 qytetarë në Vlorë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Kavajë, Himarë, Përmet, nga 1 qytetar në Gramsh, Dimal, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Dropull, Selenicë, Patos, Dibër, Kurbin, Has, Kukës, Malësi e Madhe.

Janë 7065 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Personat që ndërruan jetë jenë një qytetar nga Korça 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 67 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç, një qytetare nga Fieri 85 vjeçe.

Janë shëruar 557 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,784 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          195

Të shëruar në 24 orë       557

Të shtruar në spitale       169

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 1400

Testime totale              1,394,136

Raste pozitive                199,945

Raste të shëruara          189,784

Raste Aktive                      7,065

Humbje jete                      3,096

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3600

Fier                  699

Gjirokastër     530

Shkodër          477

Berat               396

Durrës             388

Elbasan           309

Vlorë                221

Korçë               177

Lezhë               152

Dibër                 67

Kukës               49