Imzot George Frendo jep dorëheqjen, Papa Françesku emëron Arqipeshkv të Tiranës e Durrësit Arjan Dodajn

Papa Françesku pranoi dorëheqjen nga kujdesi baritor i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës të Imzot George Frendo dhe ka emëruar në vend të tij Arjan Dodajn. 

Imzot Gerorge Frendo mbajti postimin e Arqipeshkv të Tiranës dhe Durrësit për 5 vite nga emërimi i tij më 17 nëntor 2016.

Ati i Shenjtë ka emëruar Arjan Dodaj, aktualisht peshkop titullar i Lestronës dhe ndihmës i së njëjtës kryepeshkopatë, Kryepeshkop Mitropolitan Tiranë-Durrës (Shqipëri).

Kryepeshkopi Arjan Dodaj lindi më 21 janar 1977 në Laç-Kurbin. Pas përfundimit të studimeve në Shqipëri, në vitin 1993 emigroi në Itali, në Cuneo.

Në vitin 1997 ai kërkoi të pranohej në Vëllazërinë Priftërore të Djemve të Kryqit, Komuniteti Casa di Maria, me qendër në Romë. Ai studioi Filozofi dhe Teologji në përgatitje për priftërinë në Athenaeum Papnor Regina Apostolorum , duke marrë një Baccalaureate. 

Ai u shugurua meshtar më 11 maj 2003 nga Papa Gjon Pali II, në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe u inkardinua në Dioqezën e Romës, si anëtar i Vëllazërisë meshtarake të Bijve të Kryqit.

Në vitin 2017, ai u transferua  në Kryedioqezën Metropolitane Tiranë-Durrës.

Pas shugurimit të tij meshtarak mbajti këto poste: Vikar Famullie (2003-2017), Zëvendës Rektor i Rektoratit të San Giovanni della Malva dhe Kapelan i Komunitetit Shqiptar në Romë (2004-2005), Vikar i Përgjithshëm i Kryedioqezës Metropolitane të Tiranës, Famullitar, Kryetar i Kujdesit Baritor Universitar, Sekretar ndihmës i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare dhe Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit Dioqezan.

Me 9 prill 2020 Papa Françesku e ka emëruar Ipeshkëv Ndihmës të Arqidioqezës Tiranë-Durrës duke i dhënë selinë titullare të Lestronës. Është shuguruar Ipeshkëv me 15 shtator në Katedralen e “ Shën Palit” në Tiranë. Në Konferencën Ipeshkvore të Shqipërisë është President i Komisionit për Ekumenizmin dhe Dialogun Ndërfetar, Përgjegjës Kombëtar për Formimin e Klerit dhe Baritoren Thirrore.