Puna eksperimentale për zhvillimin e një vaksine të re kundër mutacionit “Omicron” nuk do të zgjasë më shumë se 10 ditë.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Kërkimore për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë Gamaley në Moskë.
Kjo ishte edhe kompania që zhvilloi vaksinën ruse Sputnik-V.
Puna eksperimentale për marrjen e një vaksine të re kundër llojit Omicron nuk do të zgjasë më shumë se 10 ditë.
Pjesa tjetër e kohës shpenzohet në procedurat rregullatorë. Domethënë procedura që lidhen me licencimin dhe dëshmi se kjo vaksinë është e sigurt”, tha Ginzburg.
Ai shtoi se nisur nga këto procedura, miratimi i vaksinës kundër variantit Omicron nga Ministria e Shëndetësisë mund të kërkojë një periudhë prej 45-50 ditësh.