Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë këtë mbrëmje në Delvinë, pasi ka rënë në përrua.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat.
Shtetasi me iniciale Sh.Q. dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht kur po kulloste bagëtitë. Moti i keq dhe errësira mund të jenë bërë shkak që 58-vjeçari të pëngohej.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.