Pas nëntë vitesh i rikthehet tumori në tru, artistja Adriana Matoshi jep mesazhin emocionues për të gjithë

Aktorja nga Kosova Adriana Matoshi ka rinisur betejën me tumorin në tru pas nëntë vitesh qetësi.

Ajo ka bërë një shkrim në rrjetin social “Facebook” duke dhënë një mesazh me shumë kuptim.

“Jetës pas sfidave i shtohet vlera, se atëherë e shikojmë të bukurën ndryshe, vlerësojmë të drejtë dhe njohim më mirë forcën tonë të brendshme”, shkruan Matoshi.

Kur u diagnostikua për herë të parë me sëmundjen e rëndë, ajo ishte shtatzënë, por siç dhe ajo vetë tregon, nuk u dorëzua në asnjë moment. “Dashninë për jetën e kisha shumë ma t’madhe sesa frikën prej vdekjes”.

Edhe këtë sfidë tani, pas kaq vitesh, aktorja e sheh si mision “për të treguar se koha është shumë e vlefshme për ta kaluar me njerëzit e dashur”.

“Të mërkuren duhna prap me u përballë mes jetës edhe vdekjes, ama e di që rrugëtimi jem ka më vazhdu se osht shumë i gjatë. Kom shumë qytete t’botës pa i pa, shumë skena të filmit pa shkelë, shumë role pa lujt, i kom fmitë qe duhna me i bo t’zot e vetes”, shkruan artistja me nota optimizmi.

“Mos harroni me e dashte VETEN edhe JETEN. Mos lakmoni shume se as pasunia e botes, as fama, e asni sukses e arritje n’jete nuk vijne para SHENDETIT e asnjona prej tyne nuk po mujshin me e ble ilaqin ose me ta zgjate jeten.

N’situatat e tilla qysh jom une per momentin, po u dashke mi lon krejt edhe me menu per veten.  Une e pasun jom veç n’shpirte, se puna jem m’ka bo me njofte njerz, me ngu histori e rrefime, me perjetu gzim e lot bashke me juve”.