Moti i keq përgjatë natës ka krijuar probleme në Bashkinë e Gjirokastrës.
Konkretisht gjatë natës ka dalë nga shtrati përroi i Lënxës në fshatin Lazarat, duke krijuar probleme në qarkullimin e qytetarëve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të këtij fshati.
Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve kanë punuar për të hequr inertet që kishin uzurpuar rrugën dhe para pak situata është normalizuar.
Ndërsa problematike qëndron situata në aksin rural Kolonjë-Golem ku inertet e rëna nga lartësitë si pasoje e shirave, kanë bllokuar rrugën.
Momentalisht banoret e Golemit gjenden të izoluar nga pjesa tjetër e vendit.
Ndërkohë pa energji elektrike kanë mbetur disa fshatra të Njësive Administrative Cepo, Picar dhe Lazarat në Gjirokastër.
Si dhe një në fshatrat e Njësisë Administrative Lopës, Luftinjë e Buz në Tepelene e Memaliaj, si dhe fshatrat ne Suke, e Frasër në Përmet.
Ndërsa në qarkun e Kukësit nga informacionet e marra nga terreni rezulton se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Ka pasur rënie inertesh në disa segmente rruge, por është bërë e mundur pastrimi i tyre pa penguar qarkullimin.
Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësit e EC-së së bashkive Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.