Mbi 60% e zvicerianëve u shprehën pro vendosjes së certifikatës së vaksinës kundër COVID-19, në referendumin që u zhvillua dje, 28 nëntor.
Mes valës së pestë të pandemisë së koronavirusit, zviceranët miratuan planin e qeverisë për menaxhimin e pandemisë, duke autorizuar qeverinë të vazhdojë marrjen e masave shtesë për ndalimin e rasteve të reja.
Të gjitha partitë politike, me përjashtim të partisë populiste të qendrës së djathtë, Unioni Demokratik i Qendrës (UDC), partia më e madhe në parlamentin federal, e mbështesin projektligjin.
Referendumi vjen në një kohë kur varianti i ri i koronavirusit, Omicron, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe është përshkruar si një “shqetësim” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, po e vë edhe një herë planetin në alarm.
Në të njëjtën kohë, në Zvicër, si në vendet e tjera evropiane, ka pasur një rritje të shpejtë të rasteve që nga mesi i tetorit për shkak të variantit Delta.
Kjo është hera e dytë në gjashtë muaj që zviceranët thirren në një referendum për të miratuar legjislacionin e menaxhimit të Covid-19. Në qershor, qytetarët kishin 60% përkrahje të legjislacionit të atëhershëm.
Në Zvicër 2/3 e popullsisë janë të vaksinuar me të dyja dozat e kundër Covid-19, shifër kjo e cila është më e ulëta në Evropën Perëndimore.