Ish-kryetari i komunës Velipojë Pashko Ujka u qëllua këtë mbrëmje me armë me silenciator teksa lëvizte në lulishten e Universitetit në Shkodër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15. Ish-deputeti i PDK-së u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
“Në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.