195 raste të reja me Covid, tre humbje jete në 24 orët e fundit

195 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid 19 nga 1664 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Tre qytetarë të infektuar kanë humbur betejën me koronavirusin: një qytetar nga Himara 66 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 83 vjeçe”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 161 pacientë, ndërsa në të gjithë vendin janë 7431 pacientë aktivë.
Janë shëruar 183 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,227 që nga fillimi i epidemisë.

Janë kryer 1664 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë, në këto bashki:

63 në Tiranë, 23 në Fier, 18 në Durrës, 12 në Berat, 10 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Vlorë, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, Lezhë, Tropojë, 4 në Krujë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Mat, Kuçovë, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Selenicë, Patos, Roskovec, nga 1 qytetar në Kukës, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj.

Statistika (29 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 195
Të shëruar në 24 orë 183
Të shtruar në spitale 161
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1664

Testime totale 1,392,736
Raste pozitive 199,750
Raste të shëruara 189,227
Raste Aktive 7,431
Humbje jete 3,092

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3822
Fier 713
Gjirokastër 540
Shkodër 481
Berat 435
Durrës 400
Elbasan 336
Vlorë 235
Korçë 198
Lezhë 153
Dibër 66
Kukës 52