Autobusi përplaset me ndërtesën, 19 të vdekur

19 njerëz kanë vdekur dhe 32 janë plagosur nga përplasja e një autobuzi me besimtarë kristianë, që udhëtonte drejt një vendi fetar në Meksikën qendrore.

Zyrtarët thanë se autobuzi dyshohet se kishte humbur frenat dhe ishte përplasur me një ndërtesë në shtetin e Mexico.

Gjashtë nga viktimat pësuan plagë më të rënda dhe u dërguan në spitalin Toluca.

Ricardo de la Cruz, zv. Ministër i brendshëm tha se aksidenti tragjik ndodhi në komunitetin Joquicingo, në jugperëndim të kryeqytetit Mexico City.

Autobuzi udhëtonte nga shteti perëndimor i Michoacan drejt Chalma, qytezë e vizituar prej shekujsh nga pelegrinët romanë katolikë.