Gjyshi përdhunon dhe vret mbesën, zbulohen detajet tronditëse

Një ngjarje e rëndë kas tronditur Turqinë këtë javë.

Rasti i 3- vjeçares që u gjet disa ditë më parë e vdekur në Mersin thellohet edhe më shumë pas zbulimeve të reja tronditëse që kanë dalë në dritë gjatë hetimit.

Trupi i pajetë i vajzës së identifikuar me emrin Myslyme u zbulua në pyll, shumë afër çadrës ku jetonte me familjen e saj.

Policia ka arrestuar gjyshin e saj, Hasan Yagal, pështyma e të cilit u gjet në qafën e vogëlushes nga ekspertët e kriminalistikës.

Edhe pse ai pretendon se thjesht e ka puthur, hetuesit dyshojnë se fëmija mund të jetë abuzuar seksualisht e kjo është ndoshta dhe arsyeja përse i është marrë jeta.

Nëna e vajzës deklaroi para policëve se 3-vjeçarja dhe vajza tjetër më e madhe nuk ishin fëmijë të burrit, por të vjehrrit, i cili i ka përdhunuar kur i shoqi ishte në ushtri.