Burrë e grua gjenden pa jetë në banesë, dyshohet se ishin në lidhje jashtë martesore me njëri-tjetrin

Dy shtetas janë gjetur pa jetë këtë mbrëmje në katin e dytë të një pallati në Golem, ku jetonte njëru prej tyre.

Policia njofton se rreth orës 17:45 janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.