Bie nga biçikleta, humb jetën 17-vjeçarja

Një vajzë ka humbur jetën tragjikisht këtë të shtunë në Pezë, pasi ka rënë nga biçikleta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë.
Sipas familjarëve 17-vjeçarja me iniciale R.F. është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta.

Për pasojë ja ndërruar jetë në spital nga plagët e marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.