Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ndodhet në Romë sot për 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Seli e Shenjtë.
Teksa ka folur për bashkëpunimin dhe frytet e mira që ai sjell, Rama ka kujtuar se Shqipëria është ndër vendet që i ka ardhur gjithmonë në ndihmë popujve në nevojë, duke përmendur këtu Afganistanin dhe hebrenjtë.
“Shqipëria është një nga vendet e para, në mos e para, që ka hapur dyert e saj për mijëra afganë në nevojë.
Ne nuk e refuzuam thirrjen për ndihmë që na u drejtua, por u përpoqëm të ndajmë me ta gjithçka që mundëm, siç kemi bërë gjithmonë në historinë tonë: me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, që u bëmë vendi i vetëm në Europë me më shumëhebrej. Është një vend ku asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve; me vëllezërit tanë Kosovës gjatë luftës me Serbinë, që nuk e deshën ata por që ju imponua nga një regjim dictatorial dhe gjakatardhe me iranianët e persekutuar, që iknin nga lufta në vendin e tyre.
Për ne është e rëndësishme jo vetëm të mirëpresim ata që janë në udhëkryq mes jetës dhe vdekjes, por mbi të gjitha t’i trajtojmë ata si anëtarë të familjes, në mënyrë që ata të ndihen qenie njerëzore në zotërim të plotë të dinjitetit të tyre dhe jo mbeturina të një qytetërim si yni, që njeh me mumdim detyrat e veta kur ndjen që i prishet komoditeti I vet
Për të ndihmuar të varfrit, me Kishën Katolike në Shqipëri, me Caritas-in, me Malteser, me shumë vepra të tjera ndihme të Kishës Universale, ne ecim duke shtrënguar dorën njëri-tjetrit dhe duke vënë në jetë projekte të ndryshme të përbashkëta.
Këto projekte synojnë edhe brezat tanë të rinj, për t’i ftuar ata të reflektojnë mbi vlerat e krishtera, si solidariteti, bamirësia dhe respekti për të tjerët, jo vetëm si vlera abstrakte universale, por edhe si detyra për të kryer vepra konkrete.
Në këto projekte të përbashkëta, manifestim I përditshëm iharmonisë sonë, ne nuk do të ndalemi, megjithëse fjalimi im po arrin drejt fundit.
Por, para se të ndalem, dua të falënderoj Shkëlqesinë e Tij dhe nëpërmjet Jush, gjithë diplomacinë pontifikale për punën madhështore që keni kryer mbi 30 vjet, për tu dhënë jetë dhe konsoliduar në mënyrë kaq të gjallë marrëdhëniet midis Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë.
E dimë se si kjo marrëdhënie u ndeërpre prej shumë vitesh nëmënyrë brutale për shkak të njuë regjimi që mbi të gjitha e mbi të gjithë I bëri të keqen më ekstreme katolikëve dhe atyre qëndiqnin këtë fe”, tha Rama.
Rama gjithashtu ka përmendur edhe frytin e një bashkëpunimi 30-vjeçar.
“Këtu gjej rastin të ritheksoj publikisht atë që autoritetet shqiptare ju kanë thënë disa herë në takime pune e në takime miqësore: cilësia e marrëdhënieve tona i detyrohet shumë mençurisë së zgjedhjeve tuaja dhe frymës së bashkëpunimit që Shkëlqesia e Tij di të frymëzojë dhe ndajë.
Ne ende shohim frytet e kësaj: një angazhim i përbashkët për një marrëveshje të ardhshme me spitalin “Bambino Gesù” për të lehtësuar trajtimin falas të fëmijëve shqiptarë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda dhe ndërtimin e faltores së shenjtë të parëkushtuar Shën Nënë Terezës në Shqipëri, nëpërmjet dhurimit tënjë trualli në Tiranë nga qeveria shqiptare”, tha kryeministri shqiptar.