Sulmohet me armë autobusi i shkollës në Deçan, konfirmohen tre viktima

Një autobus shkolle është qëlluar me armë zjarri këtë mbrëmje në Gllogjan të Deçanit.

Raportohet për tre viktima, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital.

“Rreth orës 19:00, policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, njofton zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi.