Kongresmeni Lee Zeldin kërkoi fakte për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Departamenti Amerikan i Shtetit në emër të Antony Blinken i është përgjigjur por pa paraqitur prova konkrete.
Në përgjigjen për kongresmenin, DASH thotë se shkak për shpalljen e Sali Berishës “non grata” është korrupsioni që ka bërë gjatë kohës kur ishte kryeministër, duke përfituar nga pushteti për të pasuruar familjen dhe aleatët e tij.
“Për sa i përket arsyes për emërtimin, përfshirja e z. Berisha në vepra korrupsioni domethënës gjatë kohës që ai ka qenë në postin e Kryeministrit të Shqipërisë, duke përfshirë keqpërdorimin e fondeve publike dhe përfshirjen në procesin publik, përdorimin e pushtetit për përfitimet personale dhe për të fuqizuar ekonomikisht bashkëpunëtorët e tij politikë si edhe anëtarët e familjes së tij, në kurriz të mbështetjes së popullit shqiptar në institucionet qeveritare dhe zyrtarët përkatës.”- thuhet në letër.
Sipas Blinken deklaratat që bën Berisha tregojnë se ai është i gatshëm të mbrojë veten e tij, familjen e tij dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve private, përpjekjeve për anti-korrupsion dhe masat llogaridhënëse.
Sali Berisha u shpall “non grata” më 19 maj 2021. Ish-kryeministri tha se e ka çuar çështjen në Gjykatën e Parisit, pasi pretendon se DASH ka shpifur ndaj tij.