Gruaja hidhet nga kati i pestë me djalin një vjeç/ Ndërrojnë jetë të dy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën dhe gjithë vendin këtë të premte.

Një grua 35-vjeçare është hedhur nga ballkonini i katit të pestë së  bashku me djalin e saj një  vjeç në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Pamela Mertiri ka ndërruar jetë në vend, ndërsa fëmija pas pak minutash në spital.

Gruaja nuk është banore e pallatit, por ka shkuar atje për të kryer aktin e vetëvrasjes, ndërsa dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.